image Ansu Fati hyn në rekordet e Kombëtares së Spanjës

Futboll

Ansu Fati hyn në rekordet e Kombëtares së Spanjës

news image

Ylli adoleshent i Barcelonës, Ansu Fati, u bë debutuesi më i ri i Spanjës që nga viti 1936 kur ai doli në fushë kundër Gjermanisë, të enjten.

Fati, 17 vjeç, ishte një nga pikat e pakta të ndritshme në sezonin e kaluar të Barcelonës, i dëmtuar nga rezultatet e dobëta në fushë, gjë që e çoi në përfundimin e fushatës së klubit pa asnjë trofe të vetëm – dhe paqëndrueshmëri larg Camp Nou, shkruan Goal.com, transmeton Gazeta Sinjali.

Sulmuesi është në moshën 17 vjeçare, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të ri që ka luajtur për Spanjën në historinë e vendit.

Përveç kësaj, Fati u bë përfaqësuesi i 800-të i plotë i Spanjës pasi ai zëvendësoi veteranin Jesus Navas në pushim.

Ansu Fati ka shënuar 7 gola dhe ka bërë një asistim për Barcelonën në 24 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga. /SinjaliSportiv/