image Anita Haradinaj sërish opinioniste e Big Brother VIP Kosova 2

Bota e Yjeve

Anita Haradinaj sërish opinioniste e Big Brother VIP Kosova 2

news image

Sezoni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova, do të nisë rrugëtimin televiziv me datën tashmë të publikuar, 20 tetor.

Magjia e këtij spektaklit nuk do të kishte efektin e saj, pa panelin e opinionistëve, të cilët me komentet e tyre i shtojnë madhështinë netëve ‘Prime’.

Këtë vit, një nga karriget e opinionistëve është rezervuar enkas për gazetarin e njohur nga Shqipëria, Bledi Mane.

Për Anitën, ky do të jetë sezoni i dytë si opnioniste, pasi e njëjta, është shfaqur edhe në edicionin e parë të BBVK-së.

Haradinaj e Mane do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

/GazetaSinjali/