image Studentja kosovare fiton çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar në New York

Muzikë

Studentja kosovare fiton çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar në New York

news image

Studentja e Fakulteteve të Arteve në Prishtinë, Anila Aliu ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards” në New York, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu do të performojë në korrik të vitit 2021 në një nga sallat më prestigjioze botërore në Carnegie Hall të New Yorkut.

Kjo nuk është hera e parë që Anila e nderon Kosovën me sukseset e saj.

Pianistja ka përfaqësuar disa herë Kosovën në gara ndërkombëtare, duke marrë edhe çmime.

/Gazeta Sinjali/