image Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë dhe katër të plagosur

Evropë

Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë dhe katër të plagosur

news image

Një anije peshkimi turke është sulmuar sot në Detin e Zi, pranë bregdetit të Krimesë, duke rezultuar me një të vdekur dhe katër të plagosur, njoftuan autoritetet portuale turke.

Objekt i sulmit ka qenë anija e peshkimit me flamur turk “DURU 67”.

Sipas deklaratës, sulmi ka ndodhur në brigjet e Sevastopolit, në Krimenë perëndimore – gadishull i aneksuar nga Rusia – dhe si pasojë anija është fundosur.

Aktualisht nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, as pala përgjegjëse për sulmin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/