image Anglia i beson Tuchelit, trajneri gjerman vazhdon projektin me “Tre Luanët”

Futboll

Anglia i beson Tuchelit, trajneri gjerman vazhdon projektin me “Tre Luanët”

news image

Eliminimi nga Kupa e Botës nuk ka ndryshuar planet e Federatës së Futbollit të Anglisë, e cila ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Thomas Tuchelin.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, drejtuesit e FA-së kanë dhënë mbështetje të plotë për trajnerin gjerman, duke vlerësuar punën e tij dhe duke besuar se projekti i nisur me kombëtaren duhet të vazhdojë.

Anglia u eliminua në gjysmëfinale pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës, ndërsa Tuchel u përball me kritika për vendimet taktike, veçanërisht për ndryshimet e bëra gjatë ndeshjes dhe qasjen mbrojtëse pas avantazhit të skuadrës.

Megjithatë, trajneri 52-vjeçar mori përgjegjësinë për rezultatin dhe analizoi hapur paraqitjen e ekipit pas përfundimit të sfidës.

Tuchel, i cili rinovoi kontratën me Anglinë në fillim të këtij viti, do të vazhdojë të udhëheqë kombëtaren deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2028. Objektivi kryesor i tij mbetet rikthimi i Anglisë te sukseset ndërkombëtare dhe fitimi i një trofeu madhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/