image Anglia bindshëm triumfon ndaj Shqipërisë, Kane me hat-trick

Futboll

Anglia bindshëm triumfon ndaj Shqipërisë, Kane me hat-trick

news image

Anglia e Shqipëria u ballafaquan në kuadër të xhiros së nëntë në kualifikueset për Botërorin ‘Katar 2022’, shkruan Sinjali Sport.

Kuqezinjtë u deklasuan në vizitën te tre luanët me rezultat bindës 5-0 në “Wembleyn” e mbushur me tifozë.

Vendasit u treguan të pamëshirshëm në pjesë të parë duke i realizuar të gjitha golat.

Harry Kane me hat-trick, Maguire dhe Henderson me nga një tjetër i shënuan golat te britanikët.

Ekipi i Rejas grumbullon 15 pikë në pozitën e tretë, derisa Anglia me 23 pikë të arkëtuara kryeson në Grupin I. /Gazeta Sinjali Sporti/