image Angli/ The Sun: Blogerja shqiptare reklamon pasaporta false në Tik Tok

Evropë

Angli/ The Sun: Blogerja shqiptare reklamon pasaporta false në Tik Tok

news image

Një blogere shqiptare në Londër është vënë në qendër të një investigimi nga tabloidi britanik The Sun on Sunday.

Hulumtimi ekspozon shitjen dhe përdorimin e pasaportave biometrike të falsifikuara nga grupet kriminale me qëllimin kalimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

2.6000 stërlina thotë The Sun on Sunday  është çmimi pasaportave biometrike evropiane të cilat iu shiten emigrantëve shqiptarë.

“Emigrantët ilegalë janë duke përdorur high-tech  pasaporta për të hyrë në Angli. Ekspertë të pasaportave biometrike  të punësuar nga grupet kriminale shqiptare në trafikun e njerëzve, munden të vendosin në chipat e pasaportave të dhënat e personit që e blen e udhëton”, shkruan The Sun on Sunday.

Blogerja shqiptare

Në shkrimin e The Sun on Sunday theksohet se një vajzë e re shqiptare reklamon në Tik Tok shitjen e këtyre pasaportave dhe tregon përmes videove që poston, jetën e saj të shtrenjtë në Angli.

/GazetaSinjali/