image Angelina Jolie rikthehet të flasë për arsyen e ndarjes me Brad Pitt

Bota e Yjeve

Angelina Jolie rikthehet të flasë për arsyen e ndarjes me Brad Pitt

news image

Katër vjet nga ndarja me Brad Pitt, Angelina Jolie është rikthyer të flasë për shkaqet që e çuan drejt divorcit.

Në një intervistë për “British Vogue”, aktorja është shprehur se e mori vendimin vetëm për hir të mirëqenies së fëmijëve. “U ndava për hir të familjes time. Ishte vendimi i duhur dhe unë vazhdoj të jem e fokusuar në mirëqenien e tyre”, ka thënë Jolie.

Më tej, aktorja e “Lara Croft” dhe “Maleficent” theksoi se spekulimet për ndarjen e tyre kanë ndikuar shumë te 6 fëmijët.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë parë gënjeshtra për veten e tyre në media. Por unë ua kujtoj gjithmonë që ata e dinë të vërtetën e tyre. Në fakt, ata janë 6 të rinj të fortë dhe të guximshëm”, është shprehur 45-vjeçarja. /Gazeta Sinjali