Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka folur rreth kalimit të kohës në shtëpi me gjashtë fëmijët e saj.
Jolie në një intervistë për ENews tha se nuk e pëlqen relaksimin.
Si aktore, producente dhe humanitare, ajo ka treguar se është mjaft e zënë me një numër takimesh të rëndësishme nga shtëpia.
“Unë kam pasur takime të nivelit të lartë me qen, topa, fëmijë dhe gjëra të tjera”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo tha se po përpiqet të bëjë oraret në shtëpi, në mënyrë që të sigurojë një strukturë të vogël.
“Vajza ime Zahara është më e mirë në organizimin e gjërave sesa unë,” tha Jolie.
Siç do të ishte e përshtatshme për një yll të ekranit, Angelina po mban fëmijët të argëtuar me filma thuajse çdo natë.
“Epo, ne jemi të gjithë. Pra, të gjithë fëmijët së bashku, duke qëndruar me pizhama, me shumë kokoshka dhe plot argëtim”, shtoi ajo. /Gazeta Sinjali/