image Angelina Jolie flet për divorcin nga Brad Pitt

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angelina Jolie flet për divorcin nga Brad Pitt

news image

Aktorja e famshme Angelina Jolie, së fundmi ka folur për divorcin e saj nga aktori gjithashtu i njohur, Brad Pitt.

Për revistën “E!News”, ajo ka treguar se vitet e fundit të jetës së saj nuk kanë qenë aspak të qeta, transmeton Sinjali.

“Jam si gjithë të tjerat. Veçanërisht këto vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta, por kanë nxjerrë nga unë gjithë forcën që kam dhe më kanë kujtuar se mund të jem e fortë”, citohet të ketë thënë Jolie.

Gjatë gjithë kësaj kohe ajo i është dedikuar karrierës dhe fëmijëve të saj.

Para pak ditësh Angelina është parë me djalin e madh, të cilin e ka shoqëruar deri në Korenë e Jugut ku filloi universitetin./Sinjali/