Aktorja e njohur amerikane Angelina Jolie, dje përcolli djalin e saj Maddox për në kolegj.
18-vjeçari dhe Angelina gjatë ditës së djeshme qëndruan edhe me disa studentë të tjerë, të cilët xhiruan takimet dhe i shpërndanë në rrjetet sociale.
Në videot e shpërndara shihet Angelina, e cila nuk mund t’i ndal lotët, transmeton Sinjali.
“Po tentoj të mos qaj”, deklaroi ajo.
Maddox do të nis kolegjin në Seoul të Koresë Jugore dhe do të jetojë në konviktet e kolegjit Yonsei Ai planifikon të studiojë inxhinierinë e bioteknikës./Sinjali/