Modelja shqiptare, Angela Martini, ka kërkuar nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, t’i bëjnë pyetje se çfarë fotografi dëshirojnë. Njëri nga ndjekësit i ka kërkuar që të publikojë një fotografi kur ishte 18 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.
Modelja ka publikar një foto me bikini në kohën kur ajo ishte Miss Shqipëria.
Nga fotografia që ka publikuar modelja, vërejmë se Angela duket krejtësisht e njëjtë si tani.
Me këtë postim, ajo hedh poshtë zërat që thonë se ajo ka operacione plastike.
Kujtojmë se Angela Martini është e martuar me Dragos Savulescun./Gazeta Sinjali/