image Anëtarja e LVV-së i quan neveritëse nënat që kërkojnë hapjen e çerdheve: Le t'i këqyrin fëmijët

Kosovë

Anëtarja e LVV-së i quan neveritëse nënat që kërkojnë hapjen e çerdheve: Le t’i këqyrin fëmijët

news image

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka thënë se nënat në këtë kohë pandemie po bëhen neveritëse duke kërkuar hapjen e çerdheve.

Ish-artistes që në vitin 2018 hyri në politikë duke u anëtarësuar në LVV, po i pengon fakti që disa gra duan t’i kthehen shpejt jetës normale, e kësisoj edhe punës/profesionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, anëtarja e LVV-së shkruan:

“As çerdhet, as shkollat. Deri në shtator. Njëri prind rrin me fëmijët. Të hapen në shtator, pas vlerësimit të situatës. Veç budalla sivjet rrezikon me ba pushime, le t’i këqyrin fëmijët e vet gratë, se fort janë dhanë mas jetës sociale e karrierës, saqë po bahen edhe neveritëse”.

Si për ta ‘riparuar’ huqjen paraprake, ajo ka provuar ta arsyetojë këtë koment duke publikuar një postim.

“Shumë neveritëse çasja “Kuku meta n’shpi tu i kqyrë fmitë e mi n’kohë pandemie!”.
Veçanërisht e neveritshme kur kjo vjen prej vetë disa grave e nanave, n’kohë pandemie që njerëzimit i ndodhë 1 herë në 100 vjet.
Sabër, gra! Kalon edhe kjo”, ka shkruar ajo.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e kishte cilësuar vlerë dhe vlerësim për partinë e tij, faktin e anëtarësimit të Donika Gashit.

“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, kishte thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/