image Anëtarja e Grupit Punues: MD ndryshoi Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private, pa u konsultuar me ne

Drejtësi

Anëtarja e Grupit Punues: MD ndryshoi Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private, pa u konsultuar me ne

news image

Profesoresha e Të Drejtës Ndërkombëtare Private në Universitetin e Prishtinës, Donikë Qerimi, është ankuar se ndryshimet që Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, janë jo të mira, raporton Gazeta Sinjali.

Qerimi e cila është edhe anëtare e Grupit Punues për përpilimin e këtij projektligji, thotë se këto ndryshime janë bërë nga ministria, pa konsultim me këtë grup.

Ajo paralajmëron se ndryshimet e reja që u votuan në mbledhjen e djeshme të qeverisë, do të ndikojnë për të keq në efektin e këtij ligji.

“Tentativa e tretë, e inshalla e vërtetë, për Ligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private. Kësaj here projektligji ka pësuar disa ndryshime jo të mira, pa konsultim të grupit punues, e të cilat kanë me e prishë goxha efektin e këtij ligji, Për këtë, do të postoj një ditë tjetër.”

Por, pavarësisht këtyre ndryshimeve, ri-aporvimi i LDNP-së dhe shanse që Kosova të ketë ligj të ri për këtë fushë, është gjithsesi lajm shumë i mirë”, shkroi profesoresha universitare në Facebook, duke komentuar njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë për aprovimin e katër propozim-ndryshimeve./Gazeta Sinjali/