image Anëtari i VV-së zbulon njeriun brenda LDK-së që pengoi koalicionin me VV-në

Kosovë

Anëtari i VV-së zbulon njeriun brenda LDK-së që pengoi koalicionin me VV-në

news image

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur sonte për pengesën kryesore nga LDK që të arrihet një koalicion mes dy partive politike.

Aliu ka thënë se Lutfi Haziri ka qenë pengesa kryesore për arritjen e koalicionit LDK-VV.

 “Lutfi Haziri ka qenë pengesë në arritjen e një koalicioni. Ka qenë pesha e tij brenda partisë që ka qenë një pengesë e madhe në përafrimin mes dy partive që një kohë të gjatë. Ne kemi qenë të hapur që të arrijmë kompromis dhe të lëshojmë pe. Por që të lëshojmë pe në planprogramin tonë për shkak të Lutfi Hazirit është e papranueshme”, ka thënë deputeti në legjislaturën e fundit në Kuvend nga radhët e Vetëvendosjes.

“Kemi bërë hapa të përbashkët sa kemi qenë në opozitë dhe kemi krijuar kushte për t’u afruar”

Vlen të përmendet se Haziri tani ka marrë barrën e partisë së tij për fushatën parazgjedhore.