image Anëtari i VV-së thotë se Grenelli është pro-serb dhe lufta e Haradinajt nuk përbën argument

Kosovë

Reagim/ Anëtari i VV-së thotë se Grenelli është pro-serb dhe lufta e Haradinajt nuk përbën argument

news image

Anëtari i VV-së në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka vazhduar me deklaratat e tij, teksa e ka quajtur pro-serb emisarin amerikan Richard Grenell, si dhe ka thënë se pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj luftoi dhe iu vranë vëllezërit, ky deshi t’a coptojë Kosovën.

Kështu shprehet ai në një postim të publikuar së fundi në rrjetin social Facebook, ku sërish nuk shkëputet nga deklaratat e tij.

“Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)? Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/

Logjikë vs psikologjiSilogjizmi vs emocionit:.I.1. Grenelli është pro serb (shih: Pardew, etj.);2. Hashimi, Isa,…

Posted by Hysamedin Feraj on Monday, April 6, 2020