image Anëtari i LDK-së: Do ta presim VV-në deri në minutat e fundit

Kosovë

KQZ/ Anëtari i LDK-së: Do ta presim VV-në deri në minutat e fundit

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është ende në pritje të përgjigjes së Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së për koalicion parazgjedhor.

Shala, i ftuar në T7, ka thënë se LDK “vazhdon ta pres” deri në minutat e fundit përgjigjen e Vetëvendosjes për formimin e një koalicioni të mundshëm.

 “Ne vazhdojmë ta presim Lëvizjen Vetëvendosje, nëse pranon ofertën do të hyjmë bashkë; nëse jo, vazhdojmë vetëm”, ka thënë Shala.

Mundësia për paraqitjen e koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfundon sot në orën 00:00.