image Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, pas takimit të sotëm: Ka opsione të reja në tavolinë

Kosovë

Reagim/ Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, pas takimit të sotëm: Ka opsione të reja në tavolinë

news image

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se bisedimet mes LDK-së dhe VV-së janë duke u zhvilluar më intensive se kurrë.

Ai ka thënë se ka opsione të reja në tavolinë dhe lëvizje të reja, por ka thënë se nuk ka ende marrëveshje.

“Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

LDK dhe VV në tri ditët e fundit kanë zhvilluar tri takime ndërmjet tyre. Gjatë ditës së djeshme takimi mes dy partive ka zgjatur më shumë se tri orë, ndërsa sot rreth dy orë./Gazeta Sinjali/