image Anëtari i kryesisë së PDK-së shpërthen me ofendime ndaj Jusuf Buxhovit

Kosovë

Dekalratë/ Anëtari i kryesisë së PDK-së shpërthen me ofendime ndaj Jusuf Buxhovit

news image

Shkrimtari e historiani, Jusuf Buxhovi ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare ku në mes tyre ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin si dhe Albin Kurtin e ka krahasuar me Hasan Prishtinën. Por me këto deklarata të Buxhovit nuk po pajtohet anëtari i PDK-së, Gani Koci i cili ka shpërthyer me ofendime e akuza.

Koci edhe ndaj Buxhovit ka përdorur gjuhë ofenduese duke e quajtur “gërrnaq” dhe shërbëtor të UDB-së. Sipas Gani Kocit fajet i ka Hashim Thaçi i cili nuk ja ka treguar rrugën Buxhovit, siç ia kishe treguar serbëve.

 “Ky gërrnaqi, sërish e paska zgjatë gjuhën! Do duhej të turpërohej prej hijës së vet dhe të kaluarës së tij këmbë e krye në shërbim të UDB-së. Nuk ka faj ky dhe as të tjerët si ky. Fajët janë edhe të Hashim Thaçit, që iu krijoj hapsirë sojit dhe sorollopit! Herët është dashur t’u tregohën rrugët këtyre! Ashtu siç e larguam pushtuesin, bashkë me ta ështe dashur të lirohemi edhe nga mbetjet e tyre, me anë të ligjit të lustracionit dhe difetencimit të argatëve të pushtuesit!”, ka shkruar Koci.

E historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët, presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Buxhovi.

Gani Koci kishte ofenduar edhe kandidatën e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, të cilën e kishe quajtuar “bukësimite”. /Gazeta Sinjali/