image Anëtarët e familjes Balaj të përfshirë në rastin e plagosjes së 23-vjeçarit kanë në pronësi pompën 'Arbëria Petrol'

Siguri

Anëtarët e familjes Balaj të përfshirë në rastin e plagosjes së 23-vjeçarit kanë në pronësi pompën ‘Arbëria Petrol’

news image

Një konflikt mes dy familjeve Balaj dhe Mazreku, rrezikoi të përfundonte me fatalitet për të riun 23-vjeçar, Izet Bytyqi, i cili mbeti i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e 6 majit në pompën e derivateve ‘Po Petrol’ në Mamushë. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj nëntë personave që dyshohen se morën pjesë në përleshjen e përgjakshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali sonte raportoi se së fundi janë dërguar në mbajtje edhe Afrim e Arbër Balaj, ndërsa Arjanit Balaj, ishte arrestuar ditën kritike bashkë me Jetmir Balajn dhe anëtarët e familjes Mazreku, Ahmeti, Leventi, Faruku dhe Shasivari.

Familja Balaj janë të njohur në rajonin e Prizrenit, pasi që të njëjtit kanë në pronësi pompën e derivateve ‘Arbëria Petrol’, e cila ndodhet në hyrje të autostradës në rrugën e Tranzitit.

Çka dihet për përleshjen e përgjakshme mes dy familjeve?

Gjithçka ka ndodhur pasi disa anëtarë të familjes Balaj, nga fshati Tërrnje i Suharekës kanë shkuar në kafenenë e pompës së derivateve, ku po qëndronte viktima me familjarët e tij.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit janë përleshur fizikisht, edhe me mjete të forta, e më pas njëri nga ta ka shtënë disa herë me armë, ku si pasojë një nga plumbat goditi 23-vjeçarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ‘Pjesëmarrje në rrahje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/