image Anëtarësimi në BE dhe NATO, Kurti përmend kidnapimin e policëve dhe Banjskën si 'arsye' për hyrje në këto organizata

Politikë

Anëtarësimi në BE dhe NATO, Kurti përmend kidnapimin e policëve dhe Banjskën si ‘arsye’ për hyrje në këto organizata

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Këto komente ai i ka bërë përmes një video-adresimi në Internacionalen Socialiste.

Ai tha se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë”.

“Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi Kurti mes tjerash.

/GazetaSinjali/