image Andi Pajaziti nuk do ta shijojë qelinë edhe së paku një javë, pritet t’i nënshtohet një intervenimi tjetër

Siguri

Andi Pajaziti nuk do ta shijojë qelinë edhe së paku një javë, pritet t’i nënshtohet një intervenimi tjetër

news image

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi të premten në Bon Vivant, Andi Pajaziti, akoma nuk është dërguar në qendrën e paraburgimit, përkundër që kjo masë është caktuar, pasi i njëjti po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka zbuluar se Andi Pajaziti i njohur si “Italiani” vazhdon të jetë i shtruar në QKUK.

Ai ka thënë për Gazetën Sinjali, se gjendja e tij është stabile.

“Gjendjen e ka stabile, dorën e ka të lënduar edhe disa lendime në kokë. Por, në fund të javës, ose në fillim të saj pritet t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje tjetër”, ka thënë Jashanica për Gazetën Sinjali.

“Ndërhyrja e dytë do të ndodhë pas asaj të parës që e ka pasur menjëherë pasi është pranuar në spital”.

Andi “Italiani” është plagosur të premtën në rastin që ndodhi në Bon Vivant, si pasojë e të cilit një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Pajaziti është një nga të dyshuarit dhe të njëjtit, të dielën i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj, i cili gjendet në arrati, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndryshe, në seancën dëgjimore që është mbajtur ndaj tyre, Pajaziti ka thënë se nuk është në gjendje të deklarohet, përveç që e ka mbështetur deklaratën e mbrojtësit të tij.

Ndërsa avokati i tij, Fanol Krasniqi ka thënë se Pajaziti ka vepruar në vetëmbrojtje për ta zmbrapsur sulmin, pasi fillimisht ishte sulmuar nga i ndjeri.

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e mija, pikërisht kjo thënie ka të bëjë me të mbrojturin tim i cili është gjetur në një situatë vdis ose mbroje veten. Se është gjendur Andi në këtë situatë flet përshkrimi faktik i kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit dhe flasin edhe raportet mjekësore që tani më gjendet në repartin ku është mjekuar. Kualifikimi në këtë fazë ia ka rënduar pozitën të pandehurit mbi bazën se tani më keni një viktimë por ajo viktimë është pa dashjen e tani të pandehurit Andi.

Se sulmi ka ndodhur në vazhdimësi dhe pa ndërprerë nga ana e sulmuesit flet kërkesa për caktimin e paraburgimit. I vetmi veprim i Andit ka qenë që ta zmbraps sulmin i cili ka qenë i vërtetë, i kundërligjshëm në drejtim të tij. Pra Andi me një veprim ka zmbrapsur sulmin dhe është munduar të gjejë rrugën dhe të ikë nga vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje tragjike”, ka deklaruar ai, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/