image Andi “Italiani” dyshohet se plagosi një ushtar të FSK-së

Politikë

Andi “Italiani” dyshohet se plagosi një ushtar të FSK-së

news image

Një pjesëtar i FSK-së dyshohet se është plagosur në përleshjen e mbrëmshme në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Hysni Gecin.

Geci, që raportohet të jetë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbrëmë ishte duke punuar si sigurim në lokalin e famshëm në Prishtinë “Bon Vivant”.

Sipas burimeve të Paparacit, dyshohet se Geci është plagosur nga Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.

Sipas burimeve, “Italiani” e ka plagosur në këmbë Gecin, derisa ka qenë duke u larguar nga lokali kur edhe kishte ndodhur përplasja.

Foto: “Bon Vivant”, Hysni Geci i plagosur

Nga përdorimi i armës së zjarrit i vdekur ka mbetur Kastriot Ramadani. Ai nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Policia e Kosovës deri tani ka arrestuar katër persona, teksa në arrati ndodhet Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.

/GazetaSinjali/