Andi Artani është një nga djemtë më të njohur tashmë në showbizin shqiptar dhe si duket ka mësuar çdo “lëvizje” për të marrë vëmendjen e duhur.
Dikur konkurrent në “Përputhen”, ndërsa tani është pjesë e ekranit si prezantues në emisionin “Natë Vere”.
Andi ka marrë shumë komplimente dhe së fundmi e ka përgëzuar dhe Diona Fona.
Këngëtarja ka postuar një foto në rrjete sociale duke e uruar.
Ndërsa, ai ia ka kthyer duke i bërë një ftesë publike për në emision. “Faleminderit! Kur po na vjen?”, i ka shkruar ai.
Mirëpo kujtojmë se ishte Diona “arsyeja” pse Andi dhe Jasmina i dhanë fund lidhjes, pasi kjo e fundit u bë xheloze për këngëtaren. /GazetaSinjali/