image Anderson “heq maskën”: Jam më e lumtur pa grim – Dua të jetoj me autenticitet

Bota e Yjeve

Anderson “heq maskën”: Jam më e lumtur pa grim – Dua të jetoj me autenticitet

news image

Në moshën 57-vjeçare, aktorja legjendare e “Baywatch”, Pamela Anderson, vijon të sfidojë normat tradicionale të bukurisë në Hollywood. Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, ajo foli për vendimin e saj të vetëdijshëm për të hequr dorë nga grimi dhe për të jetuar një jetë më autentike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me teknologjinë dhe filtrat, njerëzit po bëhen paksa të mërzitshëm. Dua të sfidoj rregullat e bukurisë. Gjithmonë kam qenë rebele,” deklaroi Anderson. Prej vitit të kaluar, ajo është shfaqur në publik dhe në tapetët e kuq pa grim, një vendim që e cilëson si “çlirimtar”.

Në kopertinën e revistës, Pamela pozon me flokë të shkurtër dhe pa make-up, duke thënë se kjo është mënyra se si ndjehet më vetvetja:
“Nuk shoh kurrë dikë dhe mendoj, ‘Dua të kem këtë pamje’. Dua vetëm të shoh kush jam. Në një moment duhet të thuash, ‘Kjo është e gjitha që kam’. Dorëzohem ndaj kësaj. Dhe kjo është lumturia e vërtetë.”

Për yllin kanadez, kthimi në qytetin e saj të lindjes, Ladysmith në ishullin Vancouver, ka qenë po ashtu pjesë e këtij transformimi. “Doja të kujtoja kush jam. Më pëlqen poezia, filmi dhe muzika… Dua ta jetoj këtë pjesë të jetës sime sa më autentikisht të jetë e mundur,” shtoi ajo.

Pamela përmbyll rrëfimin me një mesazh për të gjithë: “Është një liri të dish se mund të ecësh në një qilim të kuq pa grim. Dua të them, pse nuk mundem? Burrat e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/