image Analisti çmendet me VAR, Evra i kontrollon gotën

Futboll

Sport/ Analisti çmendet me VAR, Evra i kontrollon gotën

news image

Patrice Evra ishte i ftuar në studion e Sky Sport për të analizuar dhe komentuar ndeshjen e Liverpool me Manchester United, e cila përfundoi në favor të The Reds.

Gjatë pushimit të pjesës së parë, Graham Souness, një analist i njohur në Angli, filloi të kritikojë VAR-in me një zë të ngritur dhe Evra në atë moment ka bërë gjestin më humoristik të fundjavës.

Ai i ka kontrolluar gotën Souness-it, për të parë nëse kishte ndopak alkool pasi reagimi i tij ishte tepër i nxehtë.