image Profesori amerikan: Veriu të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë e territorit të Kosovës

Politikë

Profesori amerikan: Veriu të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë e territorit të Kosovës

news image

Profesori amerikan në Universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fillojnë bisedimet me liderët kosovarë e serbë, për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Më tej Meir thotë se kjo zgjidhje, është që pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë integrale e territorit të shtetit kosovar.

“BE dhe SHBA duhet të mendojnë dhe të fillojnë bisedën me Kurtin dhe Vuçiqin për një zgjidhje të përhershme, e cila mund të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë integrale e territorit të Kosovës.” – ka shkruar profesori.

SIpas tij kryeministri i Kosovës Kurti padyshim që dëshiron të konfirmojë pavarësinë e vendit të tij.

Sipas tij po ashtu edhe  qeverisja e plotë e Mitrovicës veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës veriore që kufizohet me Serbinë, është shumë e rëndësishme si nga një këndvështrim praktik dhe veçanërisht simbolik.

“E njëjta gjë vlen edhe për presidentin Vuçiq të Serbisë, i cili është i vendosur ta minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat veriore të Kosovës të populluara nga serbët ku kanë interesa konfliktuale për të arritur objektivin e tij”, tha analisti amerikan.

/GazetaSinjali/