image Analist Baraliu aplikon për pasaportë amerikane me lot në sy, thotë se u dorëzua dhe shan dikë

Sociale

Analist Baraliu aplikon për pasaportë amerikane me lot në sy, thotë se u dorëzua dhe shan dikë

news image

Analisti Bleron Baraliu thotë se është dorëzuar. Thotë edhe se i ka rrjedhur një pikë loti faqeve. E gjithë kjo për shkak se ka aplikuar për pasaportë amerikane.

Jo të gjithë kemi fatin të dorëzohemi si analisti me vendqëndrim në Amerikë, e as të derdhim lot patriotizmi duke marrë pasaportën amerikane. Por, ky fat i madh është te analisti i studiove tona televizive, Bleron Baraliu.

Ai thotë se këtë veprim – aplikimin për pasaportë – po e bën 28 vjeç e një çerek pas shkuarjes në Amerikë.

Por, Baraliu nuk ka lënë pa sharë edhe njerëz në Kosovë që sipas tij “e gjykonin rëndom ‘çka po përzihesh ti në punët tona prej Amerike?!”
Ai thotë që tash shtetësia amerikane i duhet “për t’u mbrojtur mu nga këta tregtarë flamujsh që tentojnë të më njollosin e ‘etiketojnë’ nga Beogradi e deri në Washington.”

Nuk dihet se për kë saktësisht e ka fjalën z. Baraliu, ndërkohë hamendësimet tona po i mbajmë për vete.

“Megjithatë, sapo dorëzova aplikimin, nuk kishte se si të mos më rridhte një pikë loti faqeve…” – vijon shkrimin emocional Baraliu.

baraliu

/GazetaSinjali/