Tashmë është bërë zyrtarisht e ditur se spektakli Big Brother VIP Kosova do të fillojë këtë të hënë, 5 dhjetor.
Produksioni ka arritur që të mbajë të fshehur shumë prej banorëve të shtëpisë, ndonëse përmes rrjeteve sociale kanë dhënë vazhdimisht indikacione për emrat e mundshëm që mund të futen.
Sidoqoftë, Telegrafi ka arritur të zbulojë se dy nga emrat që do të futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë modelja Juliana Nura dhe këngëtarja Ana Kabashi.
Përndryshe, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova do të futet edhe aktorja dhe këngëtarja me prejardhje nga Suhareka, Shota Baraliu.