Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, tha Amnesty International në një raport të publikuar më 16 dhjetor, duke cituar prova forenzike digjitale dhe dëshmi nga aktivistët që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.
Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, Cellebrite DI Ltd, u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.
Programi spiun serb, i quajtur “NoviSpy” nga Amnesty, më pas realizoi fotografi të fshehta të pajisjeve mobile, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria, thuhet në raport.
“Në disa raste, aktivistë dhe një gazetar raportuan shenja aktivitetesh të dyshimta në telefonat e tyre mobil menjëherë pas intervistave me policinë dhe autoritetet e sigurisë serbe”, tha Amnesty.
Ministria e Brendshme e Serbisë, ministria e Jashtme dhe agjencia e inteligjencës, BIA, nuk iu përgjigjën kërkesave të Amnesty për koment, të bëra më 12 dhjetor, raporton REL.