image Amir Saipi transferohet në Spanjë

Futboll

Amir Saipi transferohet në Spanjë

news image

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është larguar zyrtarisht nga Lugano dhe do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, te CD Castellón.

Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran, i cili njoftoi se 26-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës që garon në Segunda División, kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Saipi iu bashkua Luganos në vitin 2021 nga Schaffhausen dhe gjatë pesë sezoneve me klubin zhvilloi 180 ndeshje zyrtare, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të ekipit. Me Luganon ai fitoi edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2022.

Klubi i tij i ri, CD Castellón, sezonin e kaluar ishte pranë rikthimit në La Liga, por u eliminua në fazën “play-off” nga Almería.

Sipas mediave zvicerane, transferimi i Saipit mund të arrijë vlerën e rreth 1 milion eurove, përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e tij e ardhshme, edhe pse shifra zyrtare nuk është bërë publike.

Kalimi në futbollin spanjoll përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e portierit kosovar, i cili synon të afirmohet në një kampionat më konkurrues dhe të vazhdojë të jetë një nga opsionet kryesore për Kombëtaren e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/