Tre të katërtat e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve.
33% e të intervistuarve thonë se alienët e vizitojnë tokën me anije kozmike, e 70% janë të bindur se ekziston një komplot qeveritar.
Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga “Gallup”, e të publikuar nga revista “Newsweek”.
Anketimi tregon se kjo bindje në vizitat nga hapësira ekziston më së shumti mes të rinjtë të moshës nga 18 deri në 29 vjeç, jobesimtarëve dhe atyre që nuk kanë arsim të lartë.
Për çdo rast, në asnjë kategori përqindja nuk zbret nën 27%.
Duke analizuar rezultatin në raport me zonat gjeografike, vihet re se ata qe jetojnë në lindje të Shteteve te Bashkuara janë më të pritur të besojnë tek UFO-t.
Duke u spostuar në rajonet qendrore, numri i skeptikëve është më i madh. Për çdo rast, është 68% niveli i personave të bindur se qeveria di më shumë nga sa tregon mbi jetën jashtë planetit tonë.
Këto të dhëna shpjegojnë suksesin e jashtëzakonshëm të grupit të krijuar në “Facebook” nga australiani Jackson Barnes, me qëllimin të “mësyhet“ zona 51, baza ushtarake për të cilën shumë mendojnë se fsheh gjurmët e kalimit të jashtëtokësorëve në Tokë.