image Amerika "kërcënon" Gjermaninë
[wp-story id="814678"]

Botë

Amerika “kërcënon” Gjermaninë

news image

Investimi i ulët i Gjermanisë në mbrojtje ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta kërcënojnë Berlinin zyrtar me tërheqjen e trupave të tyre nga ky vend. Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i tha agjencisë DPA se kjo është “fyese”.

“Aktualisht është në të vërtetë fyese që taksapaguesit amerikanë akoma duhet të paguajnë më shumë se 50 mijë amerikanë në Gjermani”, tha Grenell për agjencinë DPA.

Tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, kohë më parë, e kishte paralajmëruar edhe presidenti amerikan, Donald Trumpi cili ka thënë se trupat amerikane mund të zhvendoseshin nga Gjermania në Poloni.

“Polonia po përmbush angazhimin e saj ndaj NATO-s për të investuar dy përqind të bruto-prodhimit të brendshëm në mbrojtje. Gjermania nuk po e bën këtë. Ne do të mirëprisnim ardhjen e forcave amerikane nga Gjermania në Poloni”, shkroi në Twitter, ambasadorja amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher.

Megjithë rritjen e konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtje, Gjermania është ende nën nivelin e vendosur nga NATO-ja.

Në Gjermani janë 35mijë trupa amerikane, si dhe 17 mijë amerikanë dhe 12 mijë civilë gjermanë të punësuar nga Ushtria e SHBA-së.

Dhjetëra mijëra vende pune në Gjermani varen nga ushtria amerikane.
Uashingtoni është zemëruar me refuzimin e Berlinit për të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar ushtarak, në Ngushticën e Hormuzit.

SHBA-ja synon që përmes këtij misioni, të mbrojë transportuesit e naftës që kalojnë në këtë rajon nga “agresioni iranian”./Sinjali/