image Amerika Jugore, epiqendra e re e koronavirusit

Botë

Amerika Jugore, epiqendra e re e koronavirusit

news image

Amerika Jugore është kthyer në epiqendër të pandemisë me koronavirus, me Brazilin e goditur më së keqi në këtë rajon, ndërkohë që po rriten rastet edhe në disa shtete afrikane që kanë pasur deri më tani numër të vogël të rasteve të vdekjeve, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Në një mënyrë, Amerika Jugore është kthyer në epiqendrën e re të përhapjes së sëmundjes”, ka thënë eksperti për emergjenca në OBSH, mjeku Mike Ryan, duke teksa ka shtuar se Brazili “është qartësisht vendi më i prekur”.

Ryan ka thënë se autoritetet braziliane kanë miratuar përdorimin e ilaçit kundër malaries, hydroxychloroquine, për t’i trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.

Ai po ashtu ka njoftuar se nëntë shtete afrikane kanë pasur rritje për 50 për qind të rasteve të prekura me këtë virus në javën e kaluar, derisa të tjerat kanë përjetuar shkallë të normalitetit.

Shkalla e ulët e vdekshmërisë mund t’i atribuohet gjysmës së popullsisë të moshës 18 vjeç apo më pak, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ende është i shqetësuar që kjo sëmundje mund të përhapet në kontinentin afrikan, i cili ka probleme të theksuara me shërbimet për kujdes intensiv dhe pajisje për ventilim.