image Ambasadori spanjoll: Vazhdimi i dialogut është zgjidhja e vetme e krizës në veri të Kosovës

Politikë

Ambasadori spanjoll: Vazhdimi i dialogut është zgjidhja e vetme e krizës në veri të Kosovës

news image

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, beson se situata në veri të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me dialog.

Molina ka shtuar se Serbia ka mbështetjen e plotë të Spanjës në këtë situatë të vështirë.

“Ju e dini që Spanja mbështet integritetin territorial të Serbisë dhe se ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por ne mendojmë se është absolutisht e nevojshme të vazhdohet dialogu me mbështetjen e BE-së dhe përfaqësuesit special Mirosav Lajçak.

“Shpresoj që situata do të zgjidhet dhe ne gjithmonë do të përpiqemi ta ndihmojmë Serbinë në këtë situatë të vështirë”, tha Bartolome Molina para panelit “Nga Suedia në Spanjë” organizuar nga Qendra për Politika Evropiane dhe Delegacioni i BE-së.

/GazetaSinjali/