image Ambasadorja gjermane në Beograd e prerë: Nuk ka bazë në Rezolutën 12/44 që forcat serbe të “rikthehen” në veri

Politikë

Ambasadorja gjermane në Beograd e prerë: Nuk ka bazë në Rezolutën 12/44 që forcat serbe të “rikthehen” në veri

news image

Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ofron bazë për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës, ka thënë ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad.

“KFOR-i i jep përgjigje kësaj dhe Serbia duhet ta pres atë përgjigje”, i tha ajo televizionit N1,

Situata në Kosovë, tha Konrad, tregon se sa “urgjente” është që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe “të gjejnë kompromis e jo të shkojnë nga kriza në krizë”.

“Kemi një zingjir provokimesh të ndërsjella dhe hapa që njëra ose pala tjetër i percepton si provokime. Kjo duhet të pushojë, është e rëndësishme që të rikthehen bisedimet për normalizim”.

/GazetaSinjali/