image Ambasadorja e Kosovës në Finlandë flet për tragjedinë atje, ku u plagos edhe një vajzë nga Kosova

Diasporë

Ambasadorja e Kosovës në Finlandë flet për tragjedinë atje, ku u plagos edhe një vajzë nga Kosova

news image

Ambasadorja e Kosovës në Suedi që mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe shtetet baltike, Shkendije Geci, ka thënë se është thellësisht e pikëlluar për tragjedinë që ndodhi dje atje, ku e plagosur mbeti edhe një vajzë nga Kosova.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështjetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

Tre fëmijë në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki, janë plagosur, e më pas, si pasojë e lëndimeve të rënda, njëri prej tyre ka vdekur.

Reuters dje ka raportuar se si i dyshuar për rastin është arrestuar një 12 vjeçar.