image Ambasadorja e Izraelit uron myslimanët në Kosovë për Kurban Bajram: Qofshi të bekuar me shëndet

Kosovë

Ambasadorja e Izraelit uron myslimanët në Kosovë për Kurban Bajram: Qofshi të bekuar me shëndet

news image

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X, Ziv ka theksuar vlerat shpirtërore të kësaj feste, duke përçuar mesazhe paqeje, dashurie dhe solidariteti.

“Urime Kurban Bajrami! Urime për të gjithë qytetarët e besimit mysliman të Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Ambasadorja izraelite është shprehur se kjo festë e shenjtë sjell me vete mirëkuptim dhe dashuri në çdo familje.

“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, dashuri dhe solidaritet në çdo familje”, ka shtuar Ziv.

“Qofshi të bekuar me shëndet, harmoni dhe mirësi”, thuhet tutje në postimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/