Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv.
Ziv tha se Irani ka landuar 181 raketa në drejtim të Izraelit.
“Izraeli nën sulm raketor nga Irani. 181 raketa janë lansuar në drejtimin tonë”, shkroi Ambasadorja Ziv në platformën X.
#Israel under Iranian missiles attack. 181 missiles were launched at us pic.twitter.com/ZTvromlBot
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 1, 2024
Sulmi iranian ndaj Izraelit u konfirmua pak orë më parë nga të dy palët – Teherani dhe Tel Avivi.
Irani tha se raketat ndaj Izraelit vijnë si përgjigje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve – duke e çuar rajonin potencialisht më pranë një konflikti më të gjerë.
Ushtria izraelite tha se ka penguar shumë prej raketave, edhe pse disa ranë në tokë në Izrael pa asnjë të lënduar fillimisht.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se sulmi nga Irani “u mposht në mënyrë të efektshme”.