image Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Kosovë

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

news image

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka përmbyllur mandatin e tij diplomatik, duke ndarë një mesazh lamtumire për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Përmes një mesazhi publik, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përvojën e fituar gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Gjatë mandatit, ambasadori Sprecher kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, duke mbështetur bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe duke thelluar lidhjet mes dy vendeve.

Në mesazhin e tij të lamtumirës të publikuar në Facebook, ai falënderoi qytetarët dhe partnerët institucionalë për besimin dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar shërbimin në Kosovë si një përvojë të veçantë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/