Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se vendi duhet sa më parë të ketë një president/e, e se për zgjedhjen e tij/saj duhen kompromise, “edhe nëse je partia më e madhe politike”.
Westerlund, madje ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, partia e të cilit kishte fituar mbi 40% të votave.
Ai ka cituar fjalët e ish-presidentit për fitoren e të ish-keshilltarit te tij, që i kishte thënë Rugovës se pa dy të tretat e parlamentit, nuk do të mund ta zgjedhin presidentin.
Westerlund ka theksuar se politikanet duhet ta kenë parasysh se “kjo nuk është lojë” e se bëhet fjale per t’i sherbyer popullit.
“Mendoj se të gjithë politikanët janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kenë parasysh se kjo nuk është një lojë. Bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit, dhe për këtë arsye duhet të ketë një qeveri. E kuptoj se nëse përfaqëson partinë më të madhe politike ose nëse ke shumicën në parlament, duhet të jesh në gjendje të formosh qeverinë dhe të vazhdosh me mandatin që të është dhënë. Por, sigurisht, duhet të zgjidhet edhe presidenti, dhe për këtë nevojiten kompromise“
“Më është thënë se pas zgjedhjeve të para pas luftës së vitit 1999, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, kur LDK-ja fitoi rreth 42–45% të votave, thuhet se kishte thënë ‘Tani mund ta formojmë qeverinë, mund ta zgjedhim presidentin dhe mund ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit’. Dhe unë kuptoj se disa nga këshilltarët e tij të asaj kohe, përfshirë të ndjerin Alush Gashi, i kishin thënë ‘Shikoni, ne nuk e kemi shumicën. Nuk e kemi shumicën në parlament dhe nuk i kemi dy të tretat e votave për ta zgjedhur presidentin’. Pra, duhet të bëhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe politike”, tha ambasadori suedez në një intervistë për EO.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!