image Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin

Politikë

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin

news image

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se Perëndimi siç tha ai “ pavarësisht deklaratave nuk ka dëshirë të krijojë Asociacionin”.

Ai për TV Prva theksoi se nëse do të kishte presion, “Kosova do ta kishte mbështetur Asociacionin shumë kohë më parë”.

“Situata në terren nuk është e mirë, ne madje mendojmë se në një farë kuptimi po përkeqësohet dhe ndonjëherë këto bisedime të Brukselit dhe ndërmjetësimi i Brukselit duket se po e mbyllin njërin sy ndaj situatës në terren”, shtoi i dërguari i Moskës në Beograd, përcjell Kosovo Online.

Sa i përket qëndrimit të Moskës karshi çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se qëndrojnë të palëkundur në kërkimin e zgjidhjes në bazë “të Rezolutës 12/44” për çka tha se “zgjidhja është e mundshme vetëm në bazë të saj”.

Harçenko ka qenë tejet prezent në mediat serbe që kur ishte shfaqur në publik plan-propozimi frankogjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kishte dhënë mesazhe të shumta se ky plan nuk duhet të pranohet nga Serbia.

/GazetaSinjali/