Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, deklaroi se Rusia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe respektimin e parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që, sipas tij, një tragjedi e ngjashme me Luftën e Dytë Botërore të mos ndodhë më.
Në një tekst autorial në “Veçernje Novosti” dhe me rastin e 80 vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste në ish-bashkimin sovjetik theksoi se Rusia do të vazhdojë të promovojë vlerësime të paanshme të Luftës së Dytë Botërore.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës të udhëheqjes serbe dhe popullit serb për qëndrimin e tyre në ruajtjen e së vërtetës historike dhe kujtesën e vëllazërisë tonë në armë në Luftën e Dytë Botërore, për kujdesin e tyre të vazhdueshëm për përmendoret ushtarake dhe varrezat, dhe për të kuptuar rëndësinë e lartë të punës arkivore dhe kërkimore, duke përfshirë atë në terren“, shkroi ambasadori rus./Gazeta Sinjali/