image Ambasadori Rohde: Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën

Politikë

Ambasadori Rohde: Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën

news image

Është festuar 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë…Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta.”, tha ai.

Ndërsa, Albin Kurti u shpreh se ka kënaqësinë për të festuar 15-vjetorin e marrëdhënieve zyrtare diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai tha se në 15 vjet të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Kurti shtoi se bashkëpunimi Kosovë-Gjermani sa do të shkojë duke u zgjeruar.

/GazetaSinjali/