Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka mbështetur Konventën e Stambollit e cila u miratua në Kuvendin e Kosovës ditë më parë.
Ambasadori Orlando ka përgëzuar popullin e Kosovës për miratimin e kësaj konvente, e cila ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave.
Orlando ka shpërndarë një postim të kryetares së kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit e cila njoftoi për miratimin e Konventës së Stambollit.
“Unë me kënaqësi bashkohem me kolegët e mi ndërkombëtarë për të përgëzuar ngrohtësisht popullin e Kosovës për miratimin unanim nga Kuvendi të ndryshimit kushtetues që përfshin Këshillin e Konventës së Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Kjo është rruga!”, ka shkruar ambasadori Orlando në Twitter./Gazeta Sinjali/