image Ambasadori i Ukrainës në Beograd paralajmëron vizitë në Kosovë, thotë se e ka ftuar KFOR-i

Politikë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd paralajmëron vizitë në Kosovë, thotë se e ka ftuar KFOR-i

news image

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach ka folur rreth vendimit të NATO-s për të dërguar më shumë trupa në Kosovë duke theksuar se  mbi të gjitha duhet të ruhet paqja.

Tolkach ka përmendur edhe faktin që ushtarët ukrainas kanë qëndruar në Kosovë siç ka thënë ai në enklavat serbe.

“Paqe në të gjitha vendet evropiane, sepse pa paqe nuk kemi zhvillim. Ne shohim se shumë fshatra dhe qytete në Ukrainë janë shkatërruar plotësisht nga agresorët rusë. Si mund të mbrohemi? Unë kam një shembull të mirë për ju. Për më shumë se 10 vjet, paqeruajtësit tanë kanë mbrojtur enklavat serbe në Kosovë. Kjo ishte mirë për të gjithë ne”, tha ai.

Tolkach ka thënë  se javën e ardhshme do ta vizitojë KFOR-in me ftesë të tyre.

/GazetaSinjali/