image Ambasadori i Somalisë 'demanton' Vuçiqin për 'çnjohjen' e Kosovës, takohet me Vrenezin

Politikë

Ambasadori i Somalisë ‘demanton’ Vuçiqin për ‘çnjohjen’ e Kosovës, takohet me Vrenezin

news image

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi  ka vizituar ambasadorin e Somalisë në Ankara Jama Abdullahi Mohamed, me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Ky takim vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka tërhequr njohjen e pavarësinë së Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi  takoi ambasadorin e Somalisë Jama Abdullahi Mohamed me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Nga ana tjetër edhe ambasadori somalez ka shkruar në twitter se ka pritur ambasadorin Vrenezi  ku kanë pasur një takim produktiv dhe kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.

/GazetaSinjali/