image Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Dialogu çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm

Rajon

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Dialogu çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm

news image

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Godfrey marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-të i ka cilësuar si “të shkëlqyera, por jo mjaft të mira”.

Kur u pyet se cilat janë problemet në marrëdhëniet midis dy vendeve, Godfrey tha se ai nuk sheh probleme, por shumë energji që është “përqendruar në zgjidhjen e sfidave”. Sipas tij, kjo përfshin statusin e pazgjidhur të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ky është një problem i vështirë, por unë besoj se të gjithë mund të pajtohemi se të gjithë kanë nevojë për përparim, prosperitet dhe stabilitet afatgjatë”, theksoi Godfrey.

Poashtu ambasadori i SHBA-ve tha se Serbia dhe rajoni do të vazhdojnë të jenë të rëndësishëm për Washingtonin, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. /Gazeta Sinjali/