Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zhvilloi sot një takim kortezie me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara pranë NATO-s, Matthew Whitaker.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami theksoi rëndësinë e diskutimeve që u zhvilluan gjatë takimit.
“Gjatë takimit u diskutuan çështje globale me rëndësi, u vlerësua lidhja e veçantë mes SHBA-së dhe Kosovës dhe u hodhën ide për hapa të guximshëm në drejtim të forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.”
Ai e përshkroi vizitën si: “Një vizitë dinamike dhe angazhuese.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!