image Ambasadori i Kosovës në Gjermani flet për letrën e hartuar për Kosovën drejtuar BE-së, ShBA-së e Britanisë

Politikë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani flet për letrën e hartuar për Kosovën drejtuar BE-së, ShBA-së e Britanisë

news image

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar për letrën e përbashkët që është hartuar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe ndryshimit të qasjes ndaj Serbisë nga BE-ja, ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Ajeti e përmendi se letra është hartuar nga kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, të Senatit të SHBA-ve, Bob Menendez, të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, dhe kryetarët e komisioneve të punëve të jashtme të parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

“Në këtë iniciativë të përbashkët drejtuar komunitetit ndërkombëtar, ata kërkojnë të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkan-it, ku Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe mos të ndiqet një politikë me zemërgjerësi ndaj Beogradit, e cila ka dëshmuar që nuk po funksionon. ‘Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale’”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/